Basha: Qindra qytetarë nuk e bëjnë dot testin e COVID sepse nuk kanë para

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp, ka përsëritur edhe njëherë nevojën, sipas tij, të ndihmës që qeveria duhet t’i japë qytetarëve.
Sipas kryeopozitarit, vendi ndodhet në krizë ekonomike dhe shëndetësore, ndërsa tha se janë me qindra persona që kanë nevojë të bëjnë testin E COVID, por nuk kanë para.
“Jam para medias për të përsëritur thirrjen që shqiptarët të marrin ndihmën që meritojnë nga taksat që i kanë paguar.
2 krizat janë shëndetësore dhe ekonomike. Kam marrë me qindra mesazhe këto ditë nga qytetarët të cilët thonë çlodhesh, ai s’ka bërë gjë për 7 vite e s’do bëjë në këto pak muaj. Dua tu them qytetarëve se s’do lodhem se situata po përkeqësohet çdo ditë. Nuk do lodhem duke përsëritur kërkesën se shteti shqiptar tu kthejë paratë e taksave të tyre, në formën që po marrin qytetarët e vendeve të tjera.
Qindra qytetarë se bëjnë dot testin e Covid edhe pse kanë nevojë të tjerë s’kanë mundësi financiare.
1 në 3 shqiptarë nuk siguron dot ushqim të mjaftueshëm. Situata është rënduar tani që e dimë që qindra kryefamiljarë kanë humbur vendin e punës. Bizneset në prag falimentimi. S’do lodhem së përsërituri që shteti shqiptar të kryejë detyrimin ndaj taksapaguesëve dhe të vërë në lëvizje fondet.
Paratë janë por vidhen në vend që të shkojnë për teste. numri i rasteve është shtuar dhe numri i testimeve ka rënë. Krim”, tha Basha.