Bashkëqeverisje me PD, nëse nuk merr 74 mandate? Rama: Do i përqafoj të gjithë shqiptarët ditën që …

Në konferencën për prezantimin e platformës online të Partisë Socialiste për përzgjedhjen e deputetëve, kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe pyetjeve të tjera.

Kur një gazetare e pyeti nëse ekziston mundësia që të ketë një bashkëqeverisje me PD, duke parë dhe disa modele në vend e tjera, Rama tha se ditën që shqiptarët nuk do e zgjedhin, do u jetë mirënjohës tërë jetën.

Gazetarja: Z.Rama nëse nuk i fitoni zgjedhjet….

Rama (e nderpret): Pse kush do i fitojë zgjedhet?!

Gazetarja: A ekziston mundësia e një bashkëqeverisje me PD duke parë që në disa vende është zbatuar ky model?

Rama: Ditën që shqiptarët s’do më besojnë mua, unë do i përqafoj të gjithë me një mirënjohje që asnjëherë nuk i gjej fjalët, dhe do i them punë të mbarë atyre që do marrin stafetën

Back to top button
LAJMET E FUNDIT