Bëhet zyrtare/ Nga nesër, gjobë deri në 5 mijë lekë kush kapet pa maskë

Është publikuar në Fletoren Zyrtare akti normativ i qeverisë që bën të detyrueshme mbajten e maskave në të gjitha ambientet e hapura dhe të mbyllura.

Ashtu siç është lajmëruar edhe më herët, shkelësit e këtij rregulli gjobiten me 3000 lekë dhe nëse shkelja përsëritet masa administrative arrin deri në 5000 lekë.

Gjobat do të vendosen nga Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake dhe ekzekutimi i saj do të bëhet në faturën e energjisë elektrike të shkelësit.

Bëhet zyrtare/ Nga nesër, gjobë deri në 5 mijë

Bëhet zyrtare/ Nga nesër, gjobë deri në 5 mijë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT