“Bomba” e analistit: E njoh shumë mirë Ilir Metën! Ma ka thënë vetë se do vrasë….

Analisi Frrok Çupi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Open” për presidentin Ilir Meta.

Në fjalën e tij në emision, analisti është shprehur se e njihte shumë mirë kreu i shtetit Meta i ka rrëfyer se do të vriste disa persona por nuk ka folur përmendur emra.

“E njoh shumë mirë unë Ilir Metën. Mua më ka deklaruar vetë Meta ‘unë do vras këtë do vras atë.’ Unë nuk jam për presidentin e terrorin. Kërcënimi dhe terrori i Ilir Metës nuk pranohet,”-tha Çupi.

Po ti thojë në Prokurori këto gjëra?– ndërhyri Fahri Balliu.

I them kur të dua unë, Fahri– iu përgjigj Çupi.

Më herët Çupi e akuzoi Metën si një person shumë të korruptuar. ‘Ilir Meta është personi më i korruptuar në botë pas kryeministrit të Malajzisë. Nuk ka njeri më të korruptuar në rruzullin tokësor sesa Ilir Meta. Edhe ndërkombëtarët e takojnë si një person që shkel Kushtetutën– tha Çupi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT