Brukseli kundër deklaratave të Daçiçit dhe Vulinit: Nuk i shërbejnë dialogut dhe paqes

Ka reaguar së fundmi Brukseli pas deklaratave të Daçiçit dhe Vulinit, që thonin se BE po e dëmton pajtimin e popujve.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, është shprehur se të  gjithë përfaqësuesit e vende që pretendojnë që të antarësohen në BE fillimisht duhet të përmbushin obligimet e tyre për të forcuar raportet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal.

Stano ka thënë se në përgjithësi, BE-ja nuk i komenton deklaratat e politikanëve, por ditëve të fundit ka pasur deklarata në vërejtur se disa deklarata nuk shkojnë në drejtim të rritjes së mirëbesimit dhe pajtimit mes popujve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Do të duhej të ishte e qartë për të gjithë përfaqësuesit e vendeve të cilat kanë aspirata për t’u anëtarësuar në BE, se ata do të duhej të përmbushin obligimet e tyre për të forcuar raportet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. Këto janë vlera të cilat i mbron dhe avancon BE-ja.

Liderët politikë duhet vërtetë të jenë shembull duke zgjedhur që të punojnë së bashku, të promovojnë bashkëpunimin dhe klimën e besimit të ndërsjellë, respektit dhe mirëkuptimit, e jo të japin deklarata që shkojnë në të kundërtën”, ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Disa orë më parë për deklaratat e tyre reaguar edhe Avdullah Hoti ku nëpërmjet një postimi që ka bërë në rrjetet sociale.

“Këto deklarata skandaloze, përveç që fyejnë rëndë të gjitha viktimat e krimeve serbe, dëshmojnë para botës se Beogradi zyrtar, gjatë gjithë këtyre viteve, qëllimisht dhe vetëdijshëm i ka mbuluar gjurmët e krimit, duke e mbajtur fshehur vendndodhjen e varrezave masive, në të cilat kanë përfunduar mijëra civilë të pafajshëm.”, shprehet ndër të tjera ai.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka bërë disa deklarata, që në Kosovë janë konsideruar kërcënuese, për serbët që bëjnë të ditura lokacionet e shqiptarëve të varrosur në territorin e Serbisë.

“Mos u merrni me amerikanët, gjermanët, turqit dhe gjithë të tjerët. Çfarë të bëjmë me serbët të cilët flasin budallallëqe të ndryshme, iu tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve se ku janë të varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”, ka thënë ai për një televizion në Serbi.

Çështja e të pagjeturve është njëra prej temave për të cilën është diskutuar në takimet e fundit, të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT