Bylykbashi i përgjigjet Gjiknurit: Justifikime, njësoj si hapja false e listave, Rama gati të…

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, i është përgjigjur atij të PS, Damian Gjiknurit, pas reagimit të këtij të fundit në lidhje me modelin italian që opozita bashkuar propozoi për lista të hapura me koalicione.
Me një shënim në facebook, Bylykbashi thotë se modelet demokratike ekzistojnë, “por modele që të shpëtojë Ramën nga humbja, ne nuk gjejmë dot”.
“Modelet t’i kemi thënë qe ditën e pare, por kur ti shkelje një marrëveshje për te cilën u investua nga Sekretari i Shtetit i SHBA tek drejtuesit me te larte te BE, keto as i sheh as i dëgjon”, thotë ai mes të tjerash.
Postimi i plotë:
Modelet demokratike ekzistojne, por model qe te shpetoje Edi Ramen nga humbja ne nuk gjejme dot. Kete kerkon Edi Rama nga Keshilli Politik dhe per kete ai eshte gati te sakrifikoje Shqiperine.
Modelet t’i kemi thene qe diten e pare, por kur ti shkelje nje marreveshje per te cilen u investua nga Sekretari i Shtetit i SHBA tek drejtuesit me te larte te BE, keto as i sheh as i degjon.
Keto justifikimet jane njesoj si hapja fallso e listave.