Çështja e ‘Detit’/ “Greqia ka frikë të thotë Uashingtoni, e thotë Erdogani”- Ngjela: Pamundësi absolute…

Avokati Spartak Ngjela, ndërsa foli për çështjen e kufirit detar me Greqinë dhe adresimin e saj në Gjykatën e Hagës, tha se për këtë vendim mund të jetë ndikuar Uashingtoni.

I ftuar në “Top Talk”, ai u shpreh se ka qenë Uashingtoni që ka ndërhyrë në vitin 2010, kur Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë marrëveshjen e arritur me Greqinë për kufirin detar, por shtoi se “këta kanë frikë të thonë Uashington, e thonë Erdogani”.

Sipas Ngjelës, është një “pamundësi absolute të fitojë Greqia”.

“Këta kanë frikë të thonë Uashingtoni dhe thonë Erdogani. Çfarë Erdogani, nuk e pyet gjykata Erdoganin, por e pyet apo nuk e pyet Uashingtonin nuk e di. Për faktin që unë di origjinën e këtij konflikti, nuk është çudi që i ka thënë Uashingtoni shkoi në gjykatë ndërkombëtare dhe e shohim atje. Është pamundësi absolute të fitojë Greqia”, u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT