Çfarë po paralajmëron PD? Basha: Largimi i Edi Ramës është i vulosur, si qysh e tek është në dorën tonë

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka reaguar 24 orë pas rrëzimin e dekretit të Ilir Metës për Kodin Zgjedhor, duke mos i dhënë shumë rëndësi, por ka deklaruare se largimi i Edi Ramës është vulosur.

“Nuk ka formulë ta ndalë ndryshimin. 90% e shqiptarëve duan ndryshimin dhe do bëjmë gjithçka që ky ndryshim të vijë me kosto sa më të ulët për shqiptarët. Rama nuk do ketë më mundësi të tallet me shqiptarët pas 25 prillit. Për shqiptarët kjo është e vendosur Hakun do ta marrë, mirë do të ishte ta marrë me votë. Por sido që të jetë në 25 prill shqiptarët do të çlirohen nga Rama, nga ky makth. Në 25 prill do të nisë një ndryshim i vërtetë për gjithë njerëzit. Sesi qysh tek është në dorën tonë, në dorën e atyre që duan ndryshimin që janë një shumicë absolute përtej partive politike. Por që është i pashmangshëm për këtë të jesh i sigurt. E vetmja gjë që ka në dorë Rama është që të lejojë që ndryshimi të bëhet me votë. Por hakun do ta marrë. Si me votë si me çdo skenar tjetër që do t’i detyrojë shqiptarët, largimi i tij në 25 prill është i vulosur nga shqiptarët”, u shpreh Basha.

Ai nuk dha shpjegim se kush e ka “vulosur largimin e Edi Ramës” dhe si do të ndodhë.

Deklaratën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirli dje në Kuvend se “nëse spitalet do të mbushen do duhet të zgjedhin se kë do të trjatojnë”, Basha thotë se është tregues i qartë që kjo qeveri ka vjedhur taksat e shqiptarëve.

“Pse kemi ardhur në këtë pikë se paratë që duhet të shkonin për të prekurit me COVID, i kanë vjedhur, kjo është e vërteta. Kush ia jep të drejtën Ramës dhe kukullave të tij të zgjedhin kush do marrë trajtim, a ka krim më të rëndë ndaj shqiptarëve? Me fjalë të tjera, kush do jetoj e kush do vdes, jo se nuk ka para, por sepse paratë i ka marrë dhe i ka çuar te zyrat e luksit, te mafia e plehrave. Ku e gjen të drejtën të vendos kush do jetojë e kush do të vdes”, tha Basha./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT