“Çfarë të bëj unë, do mbyll gojën kur vdesin shqiptarë?”/ Basha kërkon dorëheqjen e Manastirliut

Kreu demokrat, Lulzim Basha ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ai renditi edhe arsyet pse Manastirliu nuk duhet të jetë më në krye të këtij institucioni.
“Po pse ca do bëj unë, do mbyll gojën kur vdesin shqiptarët rrugëve, do të duartrokas propagandë e mashtruesve? Sigurisht do mbroj interesin publik. Pse opozita është armiku këtu? Opozita ka 5 javë, i jam lutur zbatojë planin me 5 pika.
Shkoni pyetini mjekët. Kë bind ajo me sulmet ndaj opozitës. Të shkojë të bëjë detyrën e vetë, po të kishte një fije integritetit të jepte dorëheqjen se ka testimet më të ulëta në Evropë. Të jepte dorëheqjen kur vdiq Lutfi Cekiri Por janë një bandë hajdutësh, që vjedhin paratë e shqiptareve”, tha Basha.