Covid-19/ Rama ironizon skeptikët: Çipat e Bill Gates për çunat e Laçit dhe djemtë e Vlorës!

Kryeministrit Edi Rama ironizoi të gjithë ata që përqeshin rrezikun real që vjen si pasojë e Covid-19. Sipas tij, kjo nuk është një lojë dhe teoritë konspirative për çipa janë thashetheme të kota.

“Është e pabesueshme se si mundet që ndërkohë që kjo epidemi nuk është vetëm në Shqipëri, dhe larg qoftë të ishte vetëm në Shqipëri, pasi pas çdo gjëje kërkojmë një komplot, një gjë që nuk thuhet.

Është një situatë kur Gjermania, lokomotiva e Europës nuk të lë të ulesh në tavolinë me më shumë se 3 persona të tjerë. Nuk të lë të shërbesh pas orës 10 të darkës.

Apo është një lojë e Biill Gates për t’u vënë çipat çunave të Laçit apo djemve të Vlorës? Apo përpjekje që çipi të bllokojë kordat e zërit të këngëtarëve të dasmave. Ky është një virusi i pabesë, sot je mirë, nesër me tub dhe nëse gjërat nuk shkojnë mirë pasnesër nuk je fare”, u shpreh Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT