Deklaratat e Presidentit francez kundër myslimanëve, provokon Hoxha shqiptar, poston video ku Macron shkelet me këmbë

Vrasja e mësuesit në periferi të Parisit ka sjellë shumë debate në Francë, ndërkohë që presidenti Emmanuel Macron e ka quajtur një sulm terrorist islamik.
Por deklaratat e Macron nuk janë pritur mirë nga myslimanët, sidomos pas vendimit të fundit të presidentit për të mos i ndaluar karikaturat e profetit Muhamed të shfaqen në revista.
Ndërkohë Hoxha shqiptar Ahmed Kalaja ka provokuar me anë të një video që ka postuar në rrjetet sociale.
Në videon e publikuar prej tij, shihet se në hyrje të një restoranti është e vendosur fotografia e Macron, dhe të gjithë ata që hyjnë e shkelin me këmbë.
Kjo duket se është përgjigja që hoxha i jep Macronit për deklaratat e tij kundër islamit.