Dekoroi Heronjtë e Luftës së Koplikut/ Spiropali ironizon Metën: Parashikoj që deri në 25 prill Baba Xhikja…

Presidenti Ilir Meta ishte sot në Malësi të Madhe, ku mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit ët Luftës së Koplikut, ndërsa dha edhe dekorata për disa nga Heronjtë e rënë në betejë.
Ministrja Elisa Spiropali ka ironizuar pas kësaj Metën, ndërsa thotë se 100 vite pasi ata vdiqën për liri, “Baba Xhikja shkon t’u japë dekorata”.
“Parashikoj që deri në 25 prill Baba Xhikja do shpërndajë mijëra verdhushka për të blerë nderin e humbur në fundin e gotës së pushtetit të shkatërruar moral dhe institucional të kryetarit të shtetit”, thotë ministrja.
Postimi i plotë:
100 vjet më parë ata luftuan dhe dhanë jetën për lirinë në Koplik të Malësisë së Madhe, duke u pagëzuar Dëshmorë të Kombit!
100 vjet më pas Baba Xhikja shkon t’u japë dekorata nga një President i Republikës që flet për gjakun e tyre dhe rrëkëllen rakinë e marrëzisë, duke shqelmuar çdo etikë protokollare e duke përmbysur çdo sistem botëror medaljesh presidenciale!
Parashikoj që deri në 25 prill Baba Xhikja do shpërndajë mijëra verdhushka për të blerë nderin e humbur në fundin e gotës së pushtetit të shkatërruar moral dhe institucional të kryetarit të shtetit.