Deputeti Valteri ngre shqetësimin: Jeta e shqiptarëve në rrezik, sirianët të futen në kamp

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri deklaroi në seancën plenare se duhet të merren masa për emigrantët që kanë ardhur në Shqipëri nga vendet e lindjes. Sipas tij, jeta e qytetarëve shqiptarë po vihet në rrezik.

“Ka mjaft qytetarë që po adresohen te ne, emigrantët e vendeve të lindjes janë bërë problem rrugëve të qyteteve, bëhen pjesë e grabitjeve, por edhe objekt trafikimi nga grupe të ndryshme, edhe pjesë e bandave në vendin tonë.

Ministria e Brendshme të bëjë diçka për këta njerëz, ose t’i mbledhë në një kamp, ose t’u mundësojë ushqim dhe veshmbathje, por nuk duhet ta lëmë në heshtje sikur po rri kjo çështje.

Shtëpitë tona po rrezikohen nga këto grupe dhe jetët tona nuk janë të qetë sikur ishin para se të vinin në vendin tonë”, tha Valteri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT