“Deti” ndahet në Hagë, BE reagon pas marrëveshjes Shqipëri-Greqi

Bashkimi Evropian mirëpret marrëveshjen midis Greqisë dhe Shqipërisë për t’i referuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë mosmarrëveshjen mbi caktimin e zonave detare, tha përfaqësuesja e Komisionit për Çështjet e Zgjerimit në një postim në twitter.

Zëdhënësja e KE Anna Pisonero shkruan mes të tjerash se çështjet e kufirit adresohen më së miri përmes dialogut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

“BE mirëpret njoftimin nga qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë se si të procedohet me mosmarrëveshjet e tyre detare.”

“Çështjet në lidhje me shënimin e kufirit adresohen më së miri përmes dialogut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në ndjekje të parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, ka shkruar Anna Pisonero.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT