Deti në Hagë kundërshtohet dhe në Athinë, Tsipras thërret Dendias në Parlament

Vendimi i Athinës dhe Tiranës për të çuar përplasjen për Detin në Gjykatën e Hagës, përveç në Shqipëri ka hapur polemika edhe në Greqi.

Partia e ish-kryeministrit Alexis Tsipras, Syriza, ka protestuar fort ndaj kësaj ujdie mes Ramës dhe Mitsotakisit.

Syriza kërkon informacion nga Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, në lidhje me marrëveshjen aktuale me Shqipërinë dhe dërgimin e çështjes së detit në Hagë.

Në qeverinë e drejtuar nga Alexis Tsipras, Shqipëria dhe Greqia zhvilluan për më shumë se dy vite negociata për kufirin detar dhe dosjet e vjetra, por në fund nuk u arrit asgjë dhe çështja do të dërgohet në Hagë.

Ndërkaq, vetëm kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se qeveria e kaluar e Tsiprasit ishte kundër një versioni që çështja të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare./GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT