“Dhimbje koke, kollë, skuqje të syve”/ Albin Kurti rezulton pozitiv me Covid-19

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se dje ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Ai shkruan në rrjetet sociale se do të qëndrojë në vetizolim për dy javë.

Postimi i tij

Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,

Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.

Gjithë të mirat, Albini

Back to top button
LAJMET E FUNDIT