“Dialog pa u përshkallëzuar situata”, Meta apel urgjent Ramës për naftëtarët

Presidenti, Ilir Meta, i bëri thirrje qeverisë të ulet sa më parë në dialog me naftëtaret greviste të Ballshit përpara se situata shëndetësore e tyre të përkeqësohet më tej.
“Dialogoni sa më parë për një zgjidhje sa më të pranushme dhe të arsyeshme pa u përshkallëzuar situata me pasoja. Është e rëndësishme që të bëhen çdo përpjekje me mirëbesim. Përpara se të kemi probleme dhe pasoja me shëndetin e tyre.”, deklaroi kreu i shtetit.
Gratë naftëtare u futën sot në ditën e 12 të grevës së urisë. Gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e rëndohet, ndërsa njëra prej tyre u zëvendësua pikërisht për shkak të këtyre problemeve.