Dita e 12/ Naftëtarët e Ballshit nuk dalin nga greva, mesazh Ramës: Reago, populli është uragan

Pavarësisht thirrjeve të kryeministrit Edi Rama, naftëtarët vazhdojnë grevën e urisë në Ballsh, ndërsa kërkojnë nga qeveria pagat e prapambetura.

Gratë naftëtare shprehen se nuk dalin nga greva, pa pasur një zgjidhje të çështjes. Ato thanë sot se “duan shpërblimin e gjakut të tyre dhe se populli është uragan”.

“Nuk duam asgjë tjetër, duam gjakun tonë. Populli është uragan e duhet të reagojmë të gjithë. Presim që kryeministri të reagojë. Nuk dallim nga greva pa marrë zgjidhje”, tha një naftëtare.

Kurse, një tjetër naftëtare deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të reagojë dhe t’i japë zgjidhje situatës së krijuar.

“Edi Rama të reagojë dhe t’i jepet zgjidhje situatës. Nuk dalim nga greva pa marrë atë që na takon. Kryeministri është mashtrues”, deklaroi naftëtarja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT