Dita e 5-të e grevës së urisë në Ballsh ku shteti vazhdon dhe hesht, dërgohet me urgjencë në spital një prej naftëtarëve (EMRI)

Aleksandër Mejdani, personi që shikoni në foton e mësipërme, është një prej naftëtarëve të Ballshit që prej 5 ditësh është në grevë urie.
Mëngjesin e sotëm gjendja shëndetësore e Mejdanit është përkeqësuar dhe ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Ballshit për të marrë mjekim. Prej 20 vitesh ai punon në Rafineri, ndërsa bashkë me kolegët prej 5 ditësh është futur në grevë urie.
Ata kërkojnë mbi 20 pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në Uzinë.