Dita e tetë e grevës së naftëtarëve, Dautaj: Kolegët kanë shenja të lodhjes, por nuk do të ndalemi

Sot është dita e tetë që naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në grevë urie. Ata morën një vendim të tillë pasi protestat e tyre, në kërkim të pagave të prapambetura, nuk gjetën zgjidhje.

Kreu i Shoqatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj, ishte ditën e sotme në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Shqipëria Live”, ku tregoi se situata se vjen e rëndohet.

“Kolegët kanë filluar të shfaqin shenja të lodhjes dhe të dhimbjes së kokës. Në grevë urie jemi 10 persona, kjo për shkak të ambientit të vogël. Por përfaqësojmë 900 naftëtarët e vendit”, tha Dautaj.

Dita e tetë e grevës së naftëtarëve, Dautaj:

Ky i fundit u shpreh se nuk duhej që ta kishin ndërprerë grevën që nisën në shkurt të këtij viti, pasi i gënjyen me premtime boshe.

“Na kanë zvarritur, askush nuk kujtohet për ne. Kësaj radhe greva do të vazhdojë, nuk ka kthim pas. Nuk mund të tallet njeri me ne. Nëse duan ta mbyllin në rregull, por detyrimet e prapambetura do të na jepen”, tha Dautaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT