‘E keni idenë sa humb shteti ynë’/ Qytetari i ankohet Ramës: Kontrolloni kamionët e huaj, lëvizin pa Leje Transporti Ndërkombëtare

Një punonjës i një kompanie shqiptare që kryen transport ndërkombëtar, me mbi 20 vite eksperiencë, ka ngritur një shqetësim real, përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama.
Qytetari J. B ka ngritur shqetësimin pabarazisë dhe konkurencës së pandershme që është krijuar në fushën e transportit ndërkombëtar, si pasojë e mos zbatimit të ligjit nga organet kopetente vendase.
Ai kujton se Shqipëria është pjesë e Konventës CEMT (Leje Transporti Ndërkombëtare), ku pjesë e kësaj konvente janë edhe vendet e Rajonit.
Kjo u mundëson shoferëve që të bëjnë transport me vendet e treta, si Italia, Gjermania etj. Por sipas tij, kjo ka sjellë një problem të madh pasi autoritetet shqiptare nuk po ushtrojnë kontrolle ndaj shoferëve të Rajonit, duke i lejuar që të lëvizin pa dokumentin përkatës.
“Një transportues malazez pa iu dridhur qerpiku ngarkon në Kroaci, Slloveni, Gjermani apo Itali me destinacion Shqipërinë pa CEMT dhe vjen e shkarkon në Shqipëri madje falenderohet nga kompanitë shqiptare se çmimin e transportit ja ka bërë edhe me të ulet se ne (pra Kompanite Shqiptare), kjo e fundit edhe pasi ata e kanë naften më të lire se sa tek ne”, thuhet në shqetësimin e tij.
Ai gjithashtu thotë se një transportues maqedonas mund të ngarkoje perime apo zarzavate në Lushnje me destinacion Hungarinë, Bullgarinë, Poloninë, etj gjithashtu pa iu dridhur qerpiku fare se askush nuk iu thote gjë.
Sipas tij, kjo situatë po zoteron me mbi 70-80% te Doganave kryesore të Shqipërise me Transportues te huaj.
Një situatë e tillë ka bërë që pagesat e transportit nga kompanite shqiptare të ikin jashtë vendit. Naftë, Goma, Bateri dhe Servis po blihen jashtë, ndërsa koncensionaret vendas të mjeteve nuk po shesin dot mjete të reja. Kjo sjell një humbje të madhe për shtetin tonë.
“Ju lutem, kryeni kontrolle rrugore edhe per CEMT-in, Takografin, Kontroll Fizik dhe Siguracione ndaj ketyre. Na eshte bere Shqiperia si Bangladesh (nuk mban asnjeri nga keta Oraret e Punes).”, thuhet në mesazhin e qytetarit.
Mesazhi i plotë
Une qe ju shkruaj jam J. B dhe punoj prane Kompanise ITJ shpk e cila Kryen Transport kryesisht Nderkombetar. Jam nje transportues me rreth 20 vite eksperience ne kete fushe.
Marr inisiativen t’ju Ankohem, t’ju Kerkoj dhe T’ju Keshilloj per nje çeshtje qe per mendimin tim eshte shume e Rendesishme.
Prej shume Vitesh Shqiperia eshte ne Konvente e CEMT (Leje Transporti nderkombetare) e cila na mundeson te gjithe ne Trasportuesve Shqiptare te bejme transporte per vende te treta si psh Itali, Gjermani, etj
Gjithashtu ne Konventen e CEMT-it jane edhe Shtetet fqinje tonat, te cilat ndryshe nga Shqiperia nuk e perdorin fare pasi askush nga institucionet tona nuk jua kerkon kete leje.
Nje transportues malazez pa iu dridhur qerpiku ngarkon ne Kroaci, Slloveni, Gjermani apo Itali me destinacion Shqiperine pa CEMT dhe vjen e shkarkon ne Shqiperi madje falenderohet nga kompanite shqiptare se Cmimin e transportit ja ka bere edhe me te ulet se ne (pra Kompanite Shqipetare), kjo e fundit edhe pasi ata e kane naften me te lire se sa tek ne.
Nje transportues maqedonas mund te ngarkoje perime apo zarzavate ne Lushnje me destinacion Hungarine, Bullgarine, Polonine, etj gjithashtu pa iu dridhur qerpiku fare se askush nuk iu thote gje.
Kjo situate e cila ka mbushur dhe po zoteron me mbi 70-80% te Doganave kryesore te Shqiperise me Transportues te huaj mendoj se ka ardhur momenti te marri fund.
* Pagesat e transportit nga kompanite shqiptare po ikin jashte vendit
* Nafte, Goma, Bateri dhe Servis po blihen jashte
* Koncensionaret vendas te mjeteve nuk po shesin mjete te reja se ne Transportuesit nuk kemi aq pune sa per te mbuluar Banken (Nderkohe Transportuesit e vendeve fqinje po bejne kerdine me punen qe i japim ne duke blere kamiona te rinj)
* Vende te Reja Pune si shofer gjen me kollaj ne Maqedoni dhe Mal te Zi se sa te ne.
Me pak fjale, A E KENI IDENE SA LEKE KA HUMBJE SHTETI YNE?
Para disa Vitesh dikush nga Qeveria jone u zgjua dhe ne Portin e Durresit filloi te kerohej Leja e CEMT-it, por u zgjidh nga keta transportues te huaj duke dhene Kafe nga 50€ dhe me pas u la ne harrese.
Nderkohe, nese ne (Kompanite Shqiptare) po te ndalohemi nga Policia Rrugore apo Dogana ne Itali, Gjermani, Slloveni, Mal te Zi, Maqedoni GJOBA fillon minimalisht 1200€ dhe extremi Italian eshte 4200€ + Sekuestrim te Kamionit per 3 muaj.
Ju lutem, kerkoni te futet nje kopje e CEMT-it ne Arkivin e çdo zhdoganimi nga secili kamion ne menyre evitim korrupsioni.
Ju lutem, kryeni kontrolle rrugore edhe per CEMT-in, Takografin, Kontroll Fizik dhe Siguracione ndaj ketyre. Na eshte bere Shqiperia si Bangladesh (nuk mban asnjeri nga keta Oraret e Punes).
Ju lutem Kryeni Kontrolle edhe per cdo dokument tjeter. Ne Kroaci, kamionat shqiptare nuk kane shanse te futen nese ne nuk kane Vulen e Kontrollit teknik ne Leje Qarkullimit.
Nderkohe ne Shqiperi futen kamiona pa siguracione e pa kontrolle teknike (as ne shtetin e tyre nuk e kane kete liri qe kane te Ne).
Ju lutem, kryeni kontrolle ne te gjitha pikat doganore dhe kufitare ashtu sic bejne edhe vendet fqinje me ne (nuk ben sens qe ne shqipetaret te kontrollohemi nga 2 ore per gjera te pa deklaruara apo lende narkotike dhe keta kamionat e huaj te kalojne per 10 min).
E kush e ka thene qe keta te huajt Jane Engjej?!
Absurde me kontrollet eshte policia dhe dogana jone, e cila ne shqiptareve na çon ne skaner, na hyp edhe qenin ne kabine ndersa ketyre qe tashme jane bere zoter ne vendin tone iu marrin 5€ dhe i falenderojn madje edhe ne gjuhen e tyre e as ne shqip jo.
JU LUTEM BENI DICKA.
Jane te Mirepritur te gjithe te punojne me Shqiperine, por jo jashte cdo rregulli dhe kontrolli.
PS. Uroj shume qe kete e-mail, te cilin e dergoj me shume pasi me vjen inat dhe keq qe Ne jemi katandisur keshtu se sa per Interesin e punes time, te merret parasysh