E pyesin për Bashën, Rama: Unë në prani të miqve nuk flas për njerëzit e shtëpisë

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të organizuar mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë në prani të homologut kosovar, Avdullah Hoti, u pyet për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Megjithatë kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk ishte në këtë mbledhje për të folur për çështjet e brendshme të vendit.
“Unë në prani të miqve nuk flas për njerëzit e shtëpisë, kështu që këto i flasim herë tjetër. Ka kohë për të diskutuar këto, ne këtu jemi bashkë prapë, ndërsa përsa i përket pyetjes tjetër, jam i kënaqur që Presidenti i SHBA, aq më tepër në një kohë zgjedhjesh, gjeti edhe kohën për të më shkruar mua, jam i kënaqur për vlerësimin e tij për rolin tim dhe të kësaj qeverie, se s’flitet për rolin tim për piktor, qoftë në disa aspekte të rajonit, qoftë dhe në qëndrime që janë bindje dhe jo qëllime oportuniste,” tha Rama.