Enigma/ Jashtë listës së Tiranës, ku do të kandidojnë Basha dhe Berisha?

Në listën zyrtare që do të votohen nesër nga anëtarësia e PD-së së kryeqytetit mungojnë emrat e kryedemokratit Lulzim Basha dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo shton misteret se ku do të kandidojnë Basha dhe Berisha në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Fillimisht është përfolur se Basha mund të kandidojë në qarkun e Durrësit, porse edhe emri i Bashës dhe i Berishës nuk figuronin në listën e Durrësit.

Sa i përket Berishës, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se është i lirë të zgjedhë vetë qarkun se ku do të kandidojë, duke nënkuptuar se nuk do të jetë jashtë listës së zgjedhjeve.

Sipas burimeve, mësohet se 20 për qind e listës së Kryesisë së PD-së kanë të drejtën që të paracaktojnë të drejtën ku do të votojnë. Ndërsa duket se nuk do të jetë në Tiranë, porse qarku i parapëlqyer për kryedemokratin është Durrësi, por që ende nuk është vendosur.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare si Basha, ashtu edhe Berisha kanë qenë të përfshirë në listën e PD-së për qarkun e Tiranës. Ndërkohë që qarku Tiranë është i fundit ku do të votohet nga anëtarësia duke mbyllur procesin e vlerësimit të kandidatëve në këtë fazë të dytë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT