Erion Dasho nxjerr skandalin: Ja si po zhvaten shqiptarët nga spekulantët

Koronavirusi nuk po merr vetëm jetë, por edhe po i “rrjep” të gjithë xhepat.

Mjeku infeksionist Erion Dasho, ka publikuar çmimin e një testi të shpejt Covid në internet dhe e ka krahasuar atë me vlerën e testimeve që ofrohen në Shqipëri. Dasho shprehet se një paketë me 25 teste për Covid kushton në internet 229 euro dhe u bëhet qytetarëve nga spekulantët me një normë fitimi mbi 1000%.

“SI PO RRIPEN SHQIPTARËT NGA SPEKULANTËT?!

Për ata që nuk besojnë lehtë, ja se sa kushton testi i shpejtë për COVID: Prodhues: ROCHE (kompania më e madhe farmaceutike në botë) Besueshmëria

Sensitiviteti: 96.52%; Specificiteti: 99.68%

Çmimi: 229 Euro për një paketë me 25 teste!

Në se ministria dhe komiteti vazhdojnë të tolerojnë këtë situatë të papranueshme, bëhen bashkëfajtorë me spekulantët që po e faturojnë këtë test me normë fitimi 1000% (një mijë përqind)!!!

Faleminderit mikut virtual Ermal Nazifi për informacionin!”, shkruan Dasho

Back to top button
LAJMET E FUNDIT