Europa në kolaps, pas Gjermanisë dhe Franca futet në IZOLIM, Macron njofton masat e reja: Mbani maskën dhe brenda shtëpisë

Presidenti Emanuel Macron në një deklaratë për median mbrëmjen e sotme ka njoftuar masat e reja që do të merren për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Macron ka bërë me dije se i gjithë vendi do të futet në karantinë dhe masat e reja do të qëndrojnë në fuqin deri më 1 dhjetor. Ai ka bërë thirrje për të respektuar masat anti-Covid, teksa shton se maska duhet mbajtur dhe brenda shtëpisë.
Duke filluar që nga dita e premte njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpia vetëm për punë thelbësore ose për arsye mjekësore.
Masat e reja:
Mbyllja e restoranteve dhe bareve
Një ndalim udhëtimi midis rajoneve
Do të punohet nga shtëpia
Mbyllja e kufijve jashtë zonës Shengen
Universitetet kalojnë në mësimdhënie online
Macron tha se qytetarët do të dalin nga shtëpia cvetëm për të blerë ushqime, për nevojë mjekësore, ose ushtrimet fizike për një orë në ditë.
Ai thas e koronavirusi po përhapet me shpejtësi dhe se vala e dytë ka të ngjarë të jetë “më e vështirë, më vdekjeprurëse” se e para.
Kujtojmë që Franca këtë mbrëmje raportoi 36,437 raste të reja të koronavirusit.