FOTO/ Kjo është fleta e gjobës që do të plotësojnë policët nëse nuk do të keni maskë

Policia e Shtetit, përfshirë ajo bashkiake, duke filluar që nesër do të jenë të pajisur me këtë fletë gjobe, e cila do të plotësohet nëse një qytetar është duke lëvizur në rrugë pa maskë.

121294008_1020541355039081_5268670161904688882_n.jpg

Kushdo që thyen rregullin do të gjobitet nga 3-5 mijë lekë të reja nëse ka përsëritje.

Nesër hyn në fuqi akti normativ që u botua sot në Fletoren Zyrtare për vendosjen me detyrim të maskës jashtë ambjenteve të shtëpisë, me përjashtim të disa kategorive të ndyshme.

Si do të ekzekutohet gjoba? 

Në aktin normativ theksohet se gjoba për shkelësit do të shkojë te fatura e dritave, por në këtë pikë ka shumë probleme që lindin, pasi shumë individë nuk kanë kontratë me OSHEE-në, pasi jetojnë me qira.

Për të detajuar gjithçka, në aktin normativ thuhet se do të ketë një udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për energjinë, ministrit përgjegjës për financat dhe ministrit përgjegjës për shëndetësinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT