FOTO-VIDEO: Tornado në Adriatik. Fenomeni i pazakontë filmohet afër bregut në Gjirin e Lalzit, shkakton panik te banorët në Durrës dhe Velipojë

Një fenomen i pazakontë është shfaqur në Porto-Romano në Durrës.

Në foto shfaqet pamja e një tornadoje, e cila është larg brigjeve po gjithsesi ka shfaqur frikë dhe panik te qytetarët që e kanë parë.

Megjithëse moti nuk duket shumë i vranët, dallgët në bregdet janë shtuar.

Edhe në Gjirin e Lalëzit janë shfaqur pamje të frikshme sepse tornadoja duket mjaft afër.

Gjithashtu edhe në Velipojë nga ana tjetër është dukur tornadoja e cila ka përhapur panik në popull.

Moti në Velipojë është më i vranët se në Durrës dhe gjithashtu dallgët jane të mëdha. Fatmirësisht vorbulla e erës ndodhet larg dhe nuk ka kaluar pranë zonave të banuara.

Nuk është hera e parë që në Shqipëri janë shfaqur fenomene të tilla të rralla si tornado.

Dy vendet e sipërpërmendura e kanë parë edhe më herët këtë dukuri.

Fotot dhe videot janë realizuar në mënyrë spontane nga qytetarët për JOQ.

    

Back to top button
LAJMET E FUNDIT