FOTOGALERI: Maskat me detyrim, policia me bllok në dorë! Sa po zbatohet vendimi i qeverisë sot në Tiranë

Nga sot, mbajtja e maskës është e detyrueshme në të gjithë vendin, në çdo ambient publik jashtë shtëpisë.
Por sa po zbatohet kjo masë? Nga një vëzhgim në rrugët e kryeqytetit mund të thuhet se të shumtë janë ata qytetarë që po e zbatojnë këtë masë. Sikundër ka edhe nga ata që maskën e vendosin sa për t’i shpëtuar gjobës së policisë.
Në fakt këta të fundit kanë qenë prezentë në disa prej kryqëzimeve më të populluara të Tiranës, shpesh duke këshilluar, por edhe duke mbushur ndonjë fletë gjobe.
Ja disa foto të realizuara nga LSA në Tiranë: