FOTOT/ Qeveria e Kosovës heq maskat, çfarë ndodhi gjatë kthimit me autobus për në Prishtinë

Pas mbledhjes së përbashkët me homologët e qeverisë shqiptare, kabineti i Kosovës është kthyer në Prishtinë me autobus. Por ndryshe nga fotot që publikuan gjatë ardhjes për në Tiranë, në kthim, kryeministri dhe ministrat kanë hequr maskat dhe nuk mbajnë distancë sociale.
Në një fotografi të publikuar nga shefja e kabinetit të Hotit, Ardita Dushi, gjatë udhëtimit të tyre me autobus, asnjëri nga zyrtarët e lartë, përfshirë kryeministrin, nuk po mbajnë maska dhe distancë siç kanë urdhëruar vetë.
Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë nëse në një automjet udhëtimi është më shumë se një person maska është e detyrueshme, por këtë s’e respektoi as ministri që e dha këtë urdhër, Armend Zemaj.
Policia e Kosovës ka shqiptuar një numër gjobash te qytetarët për mosmbajtje të maskave, është kreu i saj, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, që po ashtu e ka bërë këtë shkelje.
A do gjobiten?