Greqia do 12 milje zgjerim në detin Jon, ministri grek Dendias në Tiranë, mediat: Vizitë, kritike

Në mesin e tensioneve me Turqinë, kryediplomati grek Nikos Dendias do të vizitojë nesër Tiranën. Mediat grek e kanë cilësuar si një vizitë kritike, misionin e Dendias në Shqipëri ku në fokus të bisedimeve do të jetë ajo që cilësohet “thembra e Akilit”, ndarja e detit mes dy vendeve.
Ministri i Jashtëm grek do të takohet me homologun e tij shqiptar, në kontekstin e diskutimeve që kanë filluar tashmë, për krijimin e EEZ, pra të Zonave Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Në qendër të diskutimeve, siç pritet, do të jetë çështja e zgjidhjes së kufijve detarë. Çështja është pezull që nga viti 2009 kur të dy vendet nënshkruan marrëveshjen, e cila më vonë u anulua nga gjykata kushtetuese shqiptare. Mediat
Mediat greke shkruajnë se me “me përfundimin e marrëveshjes së EEZ me Shqipërinë, “fronti perëndimor” i ZEE greke mbyllet. Hapet rruga për zgjerimin e ujërave territoriale Greke në 12 milje në Jon në mënyrën që Athina dëshiron”.
Dendias ndërkohë do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Ai mbërrin në Tiranë në ora 11:00 dhe takimin e parë me me ministrin e Jashtëm në detyrë, Cakaj.
Një muaj më parë në Athinë pati një takim mes dy kryeministrave shqiptarë dhe grek, Rama dhe Mitsotakis. Në fokus të bisedimeve ishte çështja e paktit detar. Greqia pretendon se do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon, ndërsa Tirana zyrtare, këtyre pretendimeve i ka hedhur poshtë për momentin. Vetë Rama ka deklaruar se akoma nuk ka një marrëveshje mes palëve./Gazeta Shqip