Greva e urisë/ Naftëtarët e Ballshit s’tërhiqen, dhjetëra qytetar në mbështetje të tyre, marshojnë në rrugë kryesore

Naftëtarët e Ballshit nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre, ndërsa në ditën e 13 të grevës së urisë, kanë paralajmëruar se nëse do jetë e nevojshme, deri në ditën e fundit të jetës do të bëjnë rezistencë.
Ata i kanë bërë thirrje naftëtarëve të tjerë që si dhe qytetarëve të Ballshit që të mblidhen në ambientet e jashtme të uzinës në mbështetje të tyre.
Greva e urisë/ Naftëtarët e Ballshit s’tërhiqen.
Shumë qytetarë iu përgjigjen duke u mbledhur përpara uzinës. Më pas ata bllokuan rrugën kryesore të Ballshit në formë proteste.
Kreu i sindikatës së Naftëtarëve i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të gjejë një zgjidhje për situatën.
“Nuk janë naftëtarët ata që kandidojnë për deputetë, kemi protestuar pa fund, kudo, me të gjitha mjetet demokratike. Ju bej thirrje si vëllezër do përdorim gjithë format demokratike, qoftë me protesta qoftë më vetësakrifikim deri ditën e fundit. Deri ditën e fundit s’dalim të gjallë prej këtej”, tha Dautaj.