“Hajdutët kanë kapur postet drejtuese, killerat janë kthyer në biznesmenë të mëdhenj”, juristi Romeo Kara: Revolucion po, rotacion jo!

Juristi Romeo Kara ka ngritur shqetësimin se administrata në Shqipëri kontrollohet nga hajdutët e kriminelët dhe janë këta që drejtojnë politikën shqiptare.
Sipas tij, nuk duhet të kemi rotacion politik, por revolucion.
“Për 30 vite fshataret e pajisur me diploma kane mbushur administraten.
Më rrufjanet prej tyre, hajdutet, kane kapur postet drejtuese në administrate e nderrmarje publike, të cilat i zhvasin ligjerisht nepermjet tenderave dhe marifeteve tashme të legalizuara nga vete parlamenti.
Killerat jane kthyer në biznesmene të medhenj e të respektuar, nga frika qe kane mbjelle dhe parave të shumta qe kane mbledhur.
Tregtaret qe mos qofshin, sidomos oligarket, menaxhojne parate e politikaneve hajdute, policeve trafikante, killerave me nga 40 vrasje në kurriz, prokuroreve, gjykatesve dhe gazetareve gjobaxhinj.
Ndajme kete grupim në tre pjese, të cilat pa frike mund t’i quajme PD, PS dhe LSI.
Prej tyre perjetesisht do marrim ate qe morem per 30 vite, derisa te bindemi se ata duhen trajtuar vetem si qelbesira dhe kriminele, si tradhetare dhe antishqiptare.
Retorika e tyre provon talljen dhe pandryshueshmerine e tyre, ndersa vepra e tyre e ndare nga retorika provon katerciperisht kriminalitetin e tyre.
Keta jane rrufjane në fjale dhe kriminele në vepra.
Revolucion po, rotacion jo!”, shkruan juristi Romeo Kara.