Hashim Thaçi “çan izolimin”, niset në SHBA para vendimit të Hagës për ta shpallur të pandehur

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është nisur në një vizitë mister në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pikërisht disa ditë përpara se Gjykata Paraprake e Dhomave të Specializuara të vendosë nëse do ta shpallë të pandehur apo jo.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas qëndrimit disaditor në Evropë, është nisur për në Uashington.

“Presidenti është nisur në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë këshilltari i tij Ardian Arifaj, pa dhënë detaje të tjera rreth vizitës. Thaçi ditë më parë nga Brukseli ka kërkuar që të vazhdojë procesi i dialogut me Serbinë.

“Dialogu s’ka alternativë”, shkroi ai në Tvvitter pas takimit atje me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Thaçi viziton në Uashingtonin pas tre muajsh, kur ai u kthye nga rruga ende pa mbërritur atje, për shkak të publikimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar./GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT