Hoti- Lajçak-ut: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar të enjten një bisedë me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Gjatë kësaj bisede kreu i qeverisë ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut që duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Lajmin e bën të ditur vetë Hoti ndërsa bisedën me Lajçak e konsideroi të frytshme.

Në një postim në Twitter, kreu i ekzekutivit ka dhënë detaje nga biseda me diplomatin sllovak.

“Sapo pata një diskutim thelbësor dhe të frytshëm me Miroslav Lajçak, të cilin e falënderova për angazhimin e tij në dialog. Kosova mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut i cili duhet të rezultojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që çon në njohjen reciproke,” shkruhet në postim. /abcnews.al/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT