I DHA VAKSINËN anti-grip vetëm një rrjeti farmacish, Autoriteti i konkurrencës heton MEGAPHARMA dhe e detyron: Shpërnda vaksinën (VENDIMI I PLOTË)

Skandalet, mashtrimet dhe hiletë e kompanive farmaceutike në Shqipëri nuk kanë të ndalur, edhe pse është një biznes nga ku varen shumë jetë njerëzish sidomos në kohë pandemie.
Jasti më i fundit është abuzimi i disa dhjetra depove farmaceutike, të gjobitura tashmë nga Autoriteti i Konkurrencës, për rritje të pa justifikuar të çmimit të maskave dhe dezinfektantëve.
Ndërsa një tjetër skandal i madh ka qenë duke ndodhur te kompania MEGAPFARMA, në pronësi të Rasim Hamzaraj dhe Robert Çina, raporton Newsbomb.al
Kjo depo farmaceutike ka importuar vaksinën anti-grip dhe sipas hetimit të Autoritetit të Konkurrencës ka dashur që ta monopolizojë, duke ia shpërndarë vetëm një kompane “Orange”, ku vetë kjo e fundit ka 75% të aksioneve në Megapharma.
Në një kohë kur në tregun shqiptar pritet të ketë një kërkesë tepër të lartë për vaksinën anti-gripale, për shkak edhe të pandemisë, e vetmja importuese ka dashur ta monopolizojë për përfitime finanicare. Fatmirësisht denoncimet ndaj kësaj kompanie janë hetuar dhe AK ka parandaluar këtë skandal duke e urdhëruar kompaninë Megapharma ta shpërndajë menjëherë vaksinën te të gjitha depot dhe farmacitë e tjera.
“Ndërmarrja “MEGAPHARMA SHPK” detyrohet të furnizojë të gjitha depot dhe farmacitë e tjera, dhe jo vetëm rrjetin e farmacive “Orange”, me vaksinën “INFLUVAC SUB-UNIT TETRA” thuhet në vendimin e Autoritetit të Konkurrencës që Newsbomb.al e disponon.