I tha “gjej vrimë dhe futu”, Rama reagon pas sulmit të Metës: Je kthyer në lolo, del në ekran i dehur dhe…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të paprecedentë që i bëri presidenti Ilir Meta mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë”.
Rama, gjatë një takimi në Kukës, tha se presidenti është kthyer në lolo. Kryeministri sqaroi edhe votën e socialistëve për ta zgjedhur në atë kohë si kreun e shtetit.
“Çfarë ndodh me ata që duan të kthehen. ASkush nuk është i panjohuyr. Të gjithë janë porovuar. I kanë pasur mundësitë për të bërë punët që kanë premtuar. Janë të pakualifikueshëm për një vend pune. Dhe një vend pune që kishin në parlament, edhe atë e braktisën. Nuk rrinë me dinjitet në një vend pune ndaj rrinë rrugëve ndaj shfaqen në ekrane si të dehur dhe shajnë si nëpër dyert e klubeve ndaj hapin dhe zorrët e barkut. Imagjino çfarë ndodh nëse u lihet atyre në dorë, puna për rindërtimin. Një grup i madh familjesh u mbyt në Shkodër. U desh që të vinim ne në qeveri që të merrnin shpërblimet. Çfarë kërkon Ilir Meta nga Shqipëria. Fut në sherr dy persona dhe del ti i treti që del i pastër. Kush më thotë që e bëre ti President, por i them jo. Edhe ne e dhamë votën pasi nuk mund ta lemë vendin pa President. Edhe tek çadra, hidhte gurin dhe fshihte dorë. Ne i dhamë një president opozitës, jo lolo. Fakti që Ilir Meta është kthyer në lolo nuk do të thotë që ka qenë në të shkuarën. Çfarë borxhi i kanë shqiptarët. Për çfarë arsye duhet të votojnë partinë e Metës. Kur t’i sjellë qytetarët e Kukësit që votojnë për PD-në. Do u them që kur të votojnë këtë herë për Bashën, nuk merrni vetëm atë por Monikën dhe Ilirin bashkë.
Njerëzit edhe rrjedhin, edhe lajthisin, edhe i lëshojnë pëllumbat, kur thonë, nuk mund të parashikohet kjo. Por çfarë do Ilir Meta më? Për cilën arsye duhet votuar. Është koha që të gjithë ta mbledhin mendjen, se mandati i tretë i yni i vë vulën një transformimi të pakthyeshëm” – tha Rama.
Ilir Meta shpërtheu mbrëmë në fyerje ndaj kryeministrit, të cilin e quajti “qen bir qeni”.
“Nuk merrem me atë qen bir qeni unë, se e di ai fuqinë time, se po të dua unë, ai të gjejë vrimë ku të futet.
Ilir Meta ka aq shumë fuqi sa ta bëjë atë që mos të ketë vrimë ku të futet. Se unë kam popullin me vete, popullin që vuan. Nuk jam me oligarkët unë. Ky është roli im, t’i dal për zot Kushtetutës.
Një njeri që izolon vendin qëllimisht, që largon të rinjtë nga vendi me qëllim, që i thotë gjeneralëve të ushtrisë, mos shko te Ilir Meta, si mos ta quash qen bir qeni. Shteti është marrë peng nga një bandë, e kontrolluar nga Sorosi, se s’dua të nxjerr emrat këtu, edhe ata analistë që marrin lekë, se nuk e kam me ata,” tha Meta.