I veshur me ‘anti-plumb’ dhe në mes hashashit, Artan Hoxha nxjerr videon diku në Shqipëri

Gazetari i njohur, Arta Hoxha, ka publikuar ditën e sotme një video në llogarinë e tij në “Facebook” ku shfaqet në mes të një fushe me hashash.

Në videon në fjalë, Hoxha shfaqet i veshur me anti-plumb dhe krahas saj shkuan se sërish “nuk është kurrë i tepërt”.

“Dhe pastaj thoni, pse në Shqipërinë ku popullsia zvogëlohet, papunësia rritet, rroga e administratës mbetet qesharake, industria e ndërtimit vetëm lulëzon, ndërsa çmimi i apartamenteve dhe lokaleve luksoze, vetëm rritet.”, shkruan Hoxha ndër të tjera.

Postimi i plotë i gazetarit:

Se mos u mbetet hatri, kemi edhe video…

Si gjithnje, me zë dhe figurë?

Edhe pse një jelek antiplumb nuk është kurrë i tepërt…?

Ky është pylli i vërtetë orbital i Green Albania, që pasi të korret, do të mbjellë “beton orbital” nê kryeqytetin e Lali Erit…

Plot mor plot, u thye “bredhi” nga boçet, aq I mbarë është prodhimi…

Dhe pastaj thoni, pse në Shqiperinë ku popullsia zvogëlohet, papunësia rritet, rroga e administratës mbetet qesharake, industria e ndërtimit vetëm lulëzon, ndërsa çmimi i apartamenteve dhe lokaleve luksoze, vetëm rritet..

Back to top button
LAJMET E FUNDIT