Ilir Meta reagon pas refuzimit të dekretit: Referendum për të rrëzuar Edi Ramën

Presidenti Ilir Meta rrëzimin e dekretit të tij në Kuvend për kthimin e Kodit Zgjedhor e quan një hap drejt bllokimit të integrimit dhe ka bërë të ditur se do të inicojë një referendum për të rrëzuar ndryshimet që mazhoranca miratoi në Kuvend.
Megjithatë ka rënë një sy nje ulje e tonëve të Ilir Metës në ballafaqimin me mazhorancën. “Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008 i cili i dha goditje në zemër sistemi parlamentar e na çoi këtu në demokracinë e kryetarëve të oligarkëve. Kjo është arsyeja pse dje deputetët refuzuan kërkesën e BE dhe votuan ndryshimet.
Rasti më i fundit i shkeljes së kushtetutës e keni të freskët, ku ndryshimet e kushtetutës u ndërmorën gjatë imponimit të masave kundër pandemisë. Prej 20 muajsh kemi një parlament monopartiak. S’kemi gjykatë Kushtetuese dhe e keni parë se kujt i intereson kjo.
Kur të drejtat e liritë themelore të popullit nuk respektohen nga vetë ata që kanë zgjedhur. Nuk kemi kuadër ligjor për ta bërë të aplikueshëm referendumin edhe pse është detyrim kushtetues. Çmendet i gjithë procesi ligjvënës sikur po ndodh këto ditë”, tha presidenti.
Më tej ai shtoi se “41 ligje ka kthyer presidenti në Kuvend për rishqyrtim. Antikushtetushmërie. Çfarë mund të ketë ndodhur me marrëveshje ndërkombëtare me aktet e këshillit të ministrave”.
“Çfarë po ndodh përditë me veprimet e paligjshme të policisë dhe shtetit kur dhe si do të dëgjihet zëri i popullit. E pamundur të shprehësh me fjalë absudrin e kësaj situate. Prej kohësh biznesi i huaj dhe ai vendas ka frikë të investojë në Shqipëri. Vendimarrjet arbitrare. Ska asnjë lloj llogaridhënie, mnekanizmat gati janë shuar pre 3 vitesh”, tha Meta. /Gazeta Shqip