Ish anëtari i Këshillit Kombëtar, ironizon Bashën për votimet në PD: Bravo Luli! Do e nxjerrësh Ramën me 95% të votave

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka irozniaur kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, për manipulimin e votimeve të kandidatëve për deputetë dhe për mënyrën e përzgjedhjes së këtyre të fundit.

Kulluri deklaron se me kryqin te emri i kandidatit që nuk duhet të bëhet deputet, njerëzit do shkojnë të venë kryqe te emri i kryeministrit Edi Rama.

Me ironi të thellë, ai thotë se në këtë mënyrë fitorja do jetë e sigurt.

“Bravo Luli, bravo! Me këtë votimin me kryq te emri që nuk duan demokratët për kandidat për deputet, do shkojnë njerëzit të venë kryqe tek Edi Rama dhe kandidatët e PS! Do e nxjerrësh Ramën me 95% të votave!

Fitorja do jetë e sigurt!!!! Jepi!!!”, shkruan Kulluri në rrjetet sociale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT