Itali/ I riu shqiptar zgjidhet këshilltar për Politikat Rinore në Toskana

Një i ri shqiptar në Toskana të Italisë ka arritur me sukses të bëhet pjesë e jetës politike në vendin ku jeton. Bernard Dika u caktua si Këshilltar për Politikat Rinore dhe Inovacionit në rajonin e Toskanës.

Dika ka shprehur mirënjohjen dhe ka falenderuar Presidentin e Rajonit, Eugenio Giani që i ofroi mundësinë të shërbente në Toskanë si Këshilltar i tij për Politikat Rinore dhe Inovacionin. Gjithashtu falenderoni dhe shumë njerëz me të cilët ka punuar në këto vite angazhimi. Bernard Dika pati mundësinë ta fillonte rrugëtimin e tij me një bisedë të gjatë me Kryeministrin Giuseppe Conte.

“Unë kthehem të bëj atë për të cilën jam më i apasionuar: punën në institucione duke dhënë përgjigje të shpejta dhe konkrete për nevojat e brezit tim. Ishte mirë të filloja këtë sfidë të re me një bisedë të gjatë me Kryeministrin Giuseppe Conte. Tani koha për të punuar!” shprehet shqiptari Dika.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT