“Jam shumë i rënduar”/ Infektohet nga Covid kreu i Sindikatës, Dautaj jep këtë mesazh

Kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj është infektuar nga Covid-19. Lajmi është bërë publik nga vetë Dautaj nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ai shton se prej 6 ditëve nuk i gjendet afër grave greviste, sepse është izoluar. “Greva është e grave. Ju nëse doni, qëndrojuni pranë! Vendimin se kur do të dalin e marrin vetëm ato. Edhe nesër të më vijë vdekja, unë do të jem mes jush, siç kemi një vit që luftojmë bashkë. Nëse s’gjejmë zgjidhje, vendimi i radhës do çudisë botën. Dhe ne e mbajmë fjale. Gjenduni pranë grave Heroina!”, shrpehet Dautaj në Facebook.

Mesazhi i tij vjen pasi kryeministri Edi Rama bëri thrrje që të dalin nga greva dhe të negociojnë.

Statusi i plotë

Të nderuar kolegë!

Sot u bë dita e gjashtë që unë nuk gjendem mes jush, por çdo moment të ditës dhe natës jam aty me ju. Sot mora dhe testin: pozitiv. Jam shumë i rënduar nga ana shëndetësore, është kura e katërt e ilaçeve që ndërrova sot. Po shoh këto ditë që janë hedhur në veprim për prishjen e grevës disa krimba që as toka nuk i do. Greva është e grave. Ju nëse doni, qëndrojuni pranë! Vendimin se kur do të dalin e marrin vetëm ato. Edhe nesër të më vijë vdekja, unë do të jem mes jush, siç kemi një vit që luftojmë bashkë. Nëse s’gjejmë zgjidhje, vendimi i radhës do çudisë botën. Dhe ne e mbajmë fjale. Gjenduni pranë grave Heroina! – Sokol Dautaj, kryetar i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT