“Ka ardhur koha të kthehem në shtëpi”, ambasadorja shqiptare mesazh Çitakut: Ishe e shkëlqyer për Kosovën

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e ka konfirmuar se ajo nuk do të jetë më në këtë detyrë. Presidenti Thaçi firmosi dekretin për ta liruar nga detyra, 7 muaj pas paraqitjes së kërkesës nga ministri i Jashtëm i qeverisë së Albin Kurtit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Çitaku shkruan se pas më shumë se pesë vjetësh në ëashington DC ka ardhur koha që të kthehet në shtëpi. Përfaqësimin e Kosovës në SHBA, Çitaku e ka cilësuar si nderin e jetës së saj, derisa ka falënderuar institucionet e Kosovës për besimin që ia kanë dhënë.
“Kam qenë vërtetë e privilegjuar që isha në gjendje që në Uashington DC dhe në gjithë SHBA-në të bëhesha zëri i historive të mrekullueshme të rinisë së jashtëzakonshme të Kosovës. Të gjitha grave të reja dhe burrave që ma kanë inspiruar: FALEMNDERIT!”, shkruan çitaku.
Këtij postimi në rrjetet sociale i është përgjigjur ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber, e cila i shkruan se “çitaku ishte një përfaqësuese e denjë e Kosovës në Uashington.
“Ju keni qenë një përfaqësuese e shkëlqyer e Kosovës në SHBA. Ka qenë një kënaqësi e vërtetë të punoje me ty. Shumë iniciativa dhe programe që kemi zhvilluar së bashku e kanë afruar Shqipërinë dhe Kosovës duke sjellë një zë më të fortë të popullit shqiptar në Uashington DC dhe në SHBA”, shkruan ambasadorja e Shqipërisë në SHBA.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi më 2 tetor firmosi dekretin me të cilin urdhërohet tërheqja e Vlora Çitakut nga pozita e Shefes së Misionit Diplomatik të Kosovës në SHBA. Vlora Çitaku do të jetë në detyrë deri në emërimin e shefit të misionit diplomatik të Kosovës në SHBA.
You have been a great representation of Kosova ?? to the USA @vloracitaku
It has been a real pleasure working with you. Plenty of initiatives and programs we have been developing together brought ??-?? closer, bringing a stronger voice of Albanian people in DC and around the US! https://t.co/FkNoszdbnc pic.twitter.com/je0bqGwUe3
— Floreta Faber ?? (@FloretaFaber) October 7, 2020