“Kam 24 vite me veshje myslimane”, avokatja Balla rrëfen eksperiencën e saj: Jam skandalizuar me…

Në çdo shoqëri, sado e emancipuar qoftë, kur flitet për mbulesën te gratë myslimane ka gjithmonë polemika. Liria e gjithsecilit duhet të pranohet, por pavarësisht pjesës teorike, në praktikë situatat janë të ndryshme. Madje kërkesa e gazetares franceze për të hequr mbulesën ka sjellë polemika në botën islame.

“Shumë myslimanë thonë: Ne jemi Francezë si të tjerët, ne jemi pjesë e komunitetit kombëtar. Për shaminë, e cila është gjithashtu uniforma e armiqve të Francës, unë jam e befasuar që as edhe një person nuk thotë që në kujtim të Samuel Paty-t, unë heq shaminë duke u treguar e arsyeshme për një javë ose disa ditë’”, shprehet Elisabeth Levy.

Shoqëria shqiptare nuk bën përjashtim ndaj këtyre paragjykimeve. A paragjykohen gratë e mbuluar në Shqipëri? A duhet të jenë në administratë?  E për më tepër, akuza më e fortë është nëse mbulimi është një zgjedhje e lirë, apo një imponim?

“Kam 24 vite me veshje myslimane”, avokatja Balla rrëfen

Kjo ishte tema që u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku e ftuar në studio ishte avokatja, Migena Balla, e cila tregoi historinë e saj që ditën kur vendosi që të praktikonte veshjen myslimane.

“Unë kam 24 vite që e praktikoj veshjen myslimane. Për shoqërinë shqiptare në atë kohë ishte pak e vështirë të pranohej ky realitet. Familja direkt mendon se ku do të studiosh, punosh, si do krijosh familje. Unë i kam kaluar këto sfida. Por arsyeja se pse zgjodha të studioj juridik, ishte pikërisht kjo arsyeja”, tha Migena.

Kjo e fundit tregoi se si në vitin 2007 ishte akoma në pikëpyetje nëse duhej që një e veshur me veshje myslimane apo të feve të tjera, duhej që të punësohej në publik.

“Përgjigja ishte direkt jo. Madje me shoqet e mia bëmë edhe një sondazh për të parë gjendjen e vajzave më shami. U skandalizuam nga realiteti i tyre. Disa nuk nisnin gjimnazin pasi ishin te veshura, pastaj nuk gjenin as punë”, vijoi avokatja Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT