“Kam qenë 2 herë partizan i bashkimit”- Meta akuza të forta LSI: Organizatë njësoj si qelizat e kancerit që…

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e PS, hodhi akuza të forta në drejtim të LSI-së.

Ai tha se ka qenë dy herë partizan i bashkimit të PS me LSI, por shtoi se ndarja u bë e pariparueshme me reformën në drejtësi.

Rama thotë se nuk ka lidhje me përgjegjësinë qeverisëse dhe se do të jetë pjesë e qeverisë për t’u rritur në kurriz të shtetit.

Kreu i qeverisë e krahasoi atë me qelizat e kancerit, për të cilat tha se shtohen pa asnjë qëllim, vetëm për të vdekur organizmin ku janë kapur.

“Kam qenë partizan i bashkimit të PS, kam besuar që kjo ishte rruga duhur për të krijuar një pol të fuqishëm qeverisës dha ajo që kam mësuar ka qenë që të dyja herët, problemi është zmadhuar deri sa është bërë eksploziv si rezultat ase PS dhe PD, Por në radhë të parë PS është një parti e madhe që përtej të gjitha zakoneve të këqija që janë pjesë organizmit ët çdo partie, ka përgjegjësinë qeverisëse, në opozitë apo pushtet, LSI nuk ka lidhje me përgjegjësinë qeverisëse, do të jetë pjesë e qeverisë për t’u rritur në kurriz të shtetit. Bomba që hodhi në erë koalicionin me LSI ka qenë reforma në drejtësi, aty ndarja u bë e pariparueshme. LSI është krijuar për të marrë sa më shumë pushtet duke marrë peng njërin nga dy të mëdhenjt. Ka lindur si një forcë hakmarrëse. Ka përfituar nga degradimi i PS, nga pakënaqësia legjitime krijuar në PS, ku shuam njerëz ndiheshin të papromovuar dhe është rritur në kurriz të PS dhe PD. LSI është e krijuar për këtë, është një organizatë që funksionon vetëm me këtë parim, njësoj si qelizat e kancerit për të cilat thuhet se rriten pa qëllim. Në fakt shtohen vetëm për ta vdekur organizimin që kapin. Me LSI-n nuk ka mundësi të bëhet më shuam se ç’kemi bërë në mandatin e parë. Nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë, kam qenë partizan dy herë i bashkimit me LSI dhe kemi bërë shumë gjëra, por kemi dhënë atë që çdo parti detyrohen të japin kur ndahen me LSI, një pjesë të shpirtit. Detyrohesh ta pranosh, përndryshe nuk bën dot as nj pjesë të gjërave që do”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT