‘Kanë dalë 100 mijë të papunë’/ Basha: Duhen 312 mln euro për rimëkëmbjen ekonomike! Ja plani ynë me 5 pika

Kryetari I PD, Lulzim Basha e ka zhvendosur aksionin e tij politik te ekonomia, pasi sipas tij vendi është në prag kolapsi.
Kryeopozitari u shpren në Syritv se nevojiten 312 milion euro për planin e rimëkëmbjes ekonomike.
“Sot çfarë do të bëjmë, sot çfarë do të bëjë i papuni që nuk sjell ushqimet në tavolinë, çfarë do të bëjë biznesi, çfarë do të bëjë ai që ka humbur punën.
Nuk janë këshilla, është një plan pasi prej javësh kemi mbledhur të dhëna, kemi parë gjendjen e buxhetit dhe kemi propozuar një plan realist. Po të ishim sot në krye të vendit, do e zbatonim.
Kosto totale është afro 312 milionë euro që ndahen në 6 muaj. Pas 25 prillit, PD ka një plan edhe për përballjen me pandeminë, por edhe për ringritjen e ekonomisë,” tha Basha.
Sipas Lulzim Bashës, sot kemi 100 mijë të papune, ndërsa shpalosi edhe një plan me 5 pika për daljne nga kriza.
“Ka vendosur interesat e një grushti oligarkësh mbi shqiptarët.
Sot janë afërsisht 100 mijë të papunë. U dhe dy pagat, po tani me çfarë do të jetojnë këta njerëz?
Ne propozojmë për të gjithë njerëzit që kanë humbur punën një çek prej 160 mijë lekësh në muaj për gjashtë muaj.
Ne propozojmë që biznesi që rimerr në punë njerëzit, të marrë 200 mijë lekë për këdo që ripunëson.
Ne propozojmë që pensionistët të marrin minimalisht 20 mijë lekë për shpenzimet ekstra.
Çdo biznes i vogël të marrë një çek prej 1 mijë eurosh për të minimizuar efektet e krizës.
Ky çek do i jepte mundësi për të shlyer disa detyrime. Ky është një propozim realist,” tha Basha.