KE prezanton proges-raportin për BP, Varhelyi: Shqipëria drejt përmbushjes së kushteve për konferencën ndërqeveritare, po konsiderohet hapja e negociatave

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka folur sot gjatë konferencës për paketën e zgjerimit të BE 2020 dhe Planin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë se Këshilli Europian po e konsideron vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Varhelyi gjithashtu ka thënë se vendi ynë është drejt përmbushjes së kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Këshilli po konsideron vendimin për negociatat me Shqipërinë dhe MV. Shqipëria është shumë pranë përmbushjes së kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare. Kemi përgatitur planin ekonomik për Rajonin. Duhen më shumë grante se sa kredi. KE ka dhënë 20 mld euro në Ballkanin Perëndimor, dhe uroj që të marrë dritën jeshile për konferencën e parë ndërqeveritare. Këto vende janë fokusi kryesor i BE. KE propozon 9 mld euro të tjera për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2021-2027. Shqipëria duhet të mbetet e angazhuar për vijimin e reformave. Shqipëria ka bërë progres të qendrueshëm në zbatimin e rekomandimeve të ODIHR. Rritja ekonomike në Ballkan është një nga qëllimet e BE-së.”, ka thënë gjatë fjalës së tij Varhelyi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT