KE strategji për vaksinimin masiv në BE, përfiton dhe Shqipëria

Në pritje të konfirmimit të vaksinave të para të koronavirusit që do të marrin lejen e përdorimit nga autoritetet përkatëse, Komisioni Europian ka miratuar ditën e sotme strategjinë për vaksinimin masiv në BE kundër Covid-19.

Me këtë strategji, Komisioni Evropian dëshiron që të gjitha vendet anëtare të kenë koordinim në procesin e vaksinimit, i cili besohet të bëhet njëkohësisht në të gjithë shtetet anëtare të BE-së dhe të gjithë të kenë sasi të njëjtë sipas numrit të banorëve. Prioritet në vaksinim do të duhet të kenë punëtorët në sistemin e shëndetësisë, pastaj personat mbi moshën 60 vjeçare dhe ato që vuajnë nga sëmundje të rënda shëndetësore.

Komisioni Evropian pret që edhe vendet e rajonit të Ballkanit të ndjekin strategjinë e ngjajshme dhe të vazhdojnë bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, siç kanë bërë që nga fillimi i pandemisë.

Më pas, shtetet anëtare, do të mund të porosisin sasi të vaksinave edhe për shtetet e treta, përfshirë edhe ato të Ballkanit Perëndimor. Polonia dhe Greqia kanë ndërmarrë tashmë angazhim publik për të furnizuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT