Këlliçi tregon përplasjen me punonjësit e Sharrës: Na ftuan për të parë investimin, por nuk pranuam!

Ndryshe nga sa ka ndodhur deri më sot, sipas Këlliçit dhe Zhupës, jo mbyllja e derës, por hapja e derës dhe ftesa për t’u futur brenda impiantit, shihet si “kërcënim dhe pengim për të bërë punën”.
Sot paradite, Këlliçi dhe Zhupa ishin në inceneratorin e Sharrës, për të denoncuar “malet me inerte”, por kur punonjësit i ftuan që të futen brenda për të gjetur se ku janë këto “male”, dy zyrtarët e PD vendosën të qëndronin prapa gardhit.
Sipas tyre, kërcënim është edhe denoncimi nga ana e punëtorëve se në kohën kur impianti menaxhohej nga kunati i Lulzim Bashës, “ata paguheshin 30 lekë”.
Siç mund ta shihni edhe në këtë video, e vetmja gjë që kanë kërkuar punonjësit është që opozita të mos mashtrojë opinionin publik, ndërsa hapen edhe dyert e impiantit për të ballafaquar të vërtetat.
Kjo u refuzua, pasi kështu do dështonte “filmi” i orkestruar në PD./ Gazeta Shqip