Keni gjë personale me Edi Ramën? Meta habit me përgjigjen: Nëse do kishit një kamera të fshehur…

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, duke folur për raportet e tij me kryeministrin Rama, i tha gazetarit Blendi Fevziu se raporti i tyre personal është shumë i mirë.
Pyetje: Zoti Meta, çfarë nuk funksionojë mes jush dhe kryeministrit? Është personale, është parimore..?
Meta: Nëse ju do të kishit një kamer të fshehtë, do shihnit që marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera, ai është shumë i dashur shumë i respektueshëm, ka mendim të mirë për mua, flet me edukatë.
Duke folur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Meta tha se ndihej i detyruar ta kthejë ligjin në Kuvend, por i bindur se ata do e votojnë sërish, mendon se është një procedurë burokratike.
Meta tha se i ka kërkuar partisë së tij të zemrës, Partisë Socialiste Europiane Social Demokrate, që është parti simotër e PS në Shqipëri, që të ndërhyjë sadopak të kryeministri Rama në lidhje me ndryshimet në Kod.
Meta: Menjëherë sapo ata votuan këtë marrëzi, pati nj reagim nga PPE. Tha ky është një akt që pengon integrimin europian. I bëjmë thirrje presi ta kthejë dhe kryetarit të maxhora të reflektojë. Unë i kam kërkuar Partisë Europiane Socialiste që të ndërhyjë sado pak te kryeministri Rama. I kam thënë të lutem ndërhyni pak te partia jasj simotër meqwnwse ju jeni pro integrimit në BE.