Këshilli Politik/ Gjiknuri: Propozimi i opozitës përmbys Shqipërinë, duan të shkaktojnë kaos

Ka përfunduar pas 2 orë e 30 minutash mbledhja e Këshillit Politik. Në dalje të mbledhjes, përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, tha se opozita duke mos pranuar modelin, tallet hapur me shqiptarët.

“Nisur nga ndryshimet Kushtetuese, opozita nuk mund të qëndrojë me kokëfortësi në linjën e saj, sepse qëllimi duket i qartë, duan të shkaktojnë kaos, sepse s’u intereson.

Ata thonë ose prano atë që dua unë se kjo më intereson, ose ndryshe nuk pranoj. Nuk ka të bëjë me kompromisin kjo. Ne ju kemi dhënë një formulim të një vendi shembull për ta bërë këtë,” tha Gjiknuri.

“Ata duan të krijonë vakum ligjor për të mos shkuar në zgjedhje. Ata thonë: Ose prano atë që dua unë se ajo më intereson, ose nuk jap asnjë lloj zgjidhje.

Sill një përkufizim të koalicionit marrë nga një ligj europian. Kodi sic është ka rënë, nuk mund të rrijë më ashtu sic është. Ky debat është ezauruar në korrik. S’mund t’ju kthehemi më, këtu del hapur taktika e bllokimit. Nëse dëshirojnë konsensus: Hajdeni me produkt, po ta lëmë të zgjedhësh, merr një model të një ligji nga BE nëse e pranojmë ok, nëse jo i drejtohemi ODIHR, s’mund të kërkosh mendim europian me produkt ballkanik,” tha Gjiknuri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT